Tefta Cani

Tefta Cani: . Z Escobar: Popullsia serbe që banon në Kosovë, si në çdo vend tjetër, duhet të zbatojnë ligjet e vendimet e shtetit ku jeton

Përshëndetje, z.Eskobar!

 

Ditët e fundit kemi lexuar një kërkesë tuajën për krijimin e Asocacioneve në Republikën e Kosovës me argumentin, se ata jetojnë prej shekujve në ato vise. Mesa duket ju jeni informuar vetëm nga pala serbe. Po të dëgjoni edhe palën shqiptare, nuk besoj, se do të kërkoni krijimin e Asocacioneve në Republikën e Kosovës. A jeni informuar për genocidin e pastrimin etnik të shqiptarëve, që po bën Serbia në Luginën e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës? A e dini se z.Vuçiq ka qenë ministër i propogandës të kasapit të Ballkanit, Milosheviçit?    Sa për dijeni, serbët në Mitrovicë janë të ardhur nga viset e tjera të Serbisë. Sidomos serbët në Veri të Mitrovicës janë vendosur në vitet 90-të nga Milosheviçi, që shpërngulën me dhunë popullsinë shqiptare dhe u grabitën shtëpitë dhe tokat. Janë pikërisht serbët e Mitrovicës së Veriut, që po i krijojnë shqetësime Republikës së Kosovës dhe nuk zbatojnë Kushtetutën e Ligjet e Kosovës.    Popullsia serbe që banon në Republikën e Kosovës, si në çdo vend tjetër, duhet të zbatojnë ligjet e vendimet e shtetit ku jetojnë. Pse në SHBA keni krijuar Asocacione, ku mund të ndërhyjnë shtetet e origjinës të atyre popullsive vend e pa vend, siç po vepron Serbia ndaj Republikës së Kosovës dhe të Bosnje-Hercegovinës?!   Qeveria e Republikës së Kosovës ka të drejtë, që nuk pranon krijimin e Asociacioneve, dmth, një shtet brenda shtetit. Më shqetëson fakti, që ju mendoni ta realizoni këtë marrëveshje me pjestarë alternativë dhe jo me Qeverinë legjitime të Republikës së Kosovës. Në ç’ligje e vendime ndërkombëtare e mbështesni ju, z.Eskobar menjanimin e Qeverisë së ligjëshme të Republikës së Kosovës?  Mendoj, se qëndrimet e SHBA-së, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në përkrahje të dy shteteve shqiptare, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Tefta Cami-ish-ministre e Arsimit dhe Kulturës Tiranë, më 16 dhjetor, 2022

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …