Telegram ngushëllimi i kryetarit Haliti me rastin e vdekjes së Dr. Feti Hetemit

Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin që mjeku Feti Hetemi ka ndërruar jetë duke humbur betejën me virusin COVID-19. Përmes këtij telegram ngushëllimi dua të shprehi ngushëllimet më të sinqerta për kolegët e tij shëndetësor, familjen dhe të gjithë ata që kanë njohur Dr. Feti Hetemin. Ai do të mbahet mend për veprat e tij në fushën e mjekësisë dhe të humanitetit të tij për qytetarët tanë, në kohët më të vështira për vendin, në veçanti gjatë kohës së okupimit. Dr. Fetiu le pas vetës një veprimtari të bujshme profesionale edhe humane për të cilën do të mbahet mend gjatë dhe do jetë udhërrëfyes për gjeneratat e reja të matelbardhëve. Prandaj ngushëllime familjes Hetemi, kolegëve të tij dhe të gjithë atyre që e njohën mjekun shembullor.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim mësimdhënësin vitias, Nefail Rrahimi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim mësimdhënësin vitias, Nefail …