Brickos

Telegram ngushëllimi i Ministres Dumoshi me rastin e ndarjes nga jeta të këngëtares Shahindere Bërlajolli – Stafaj

Telegram ngushëllimi i Ministres Dumoshi me rastin e ndarjes nga jeta të këngëtares Shahindere Bërlajolli – Stafaj

Të nderuar familjarë, miq, artdashës,

Sot, mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të këngëtares së mirënjohur, Shahindere Bërlajolli Stafaj. Jam e prekur thellësisht nga kjo humbje e madhe për familjen, miqtë e dashamirët, në këto ditë të vështira. Shahindere Bërlajolli – Stafaj, me zërin e saj unik, i dha muzikës tonë perla të cilat do t’i kujtojmë përherë me nostalgji. Repertori i saj i pasur gjysmë-shekullor, është vlerë për këngën dhe lirikën shqipe. Me dashuri do t’i kujtojmë përherë këngët e saj origjinale popullore \”Në zabel të erdha\”, \”Miriban\”, \”Kush ma i pari bani\”, \”O bylbyl me pika-pika\”, \”Një lule në Gostivar\”, \”Gajdexhiu\”, \”Baresha e dashnume\”, \”Lules\” etj. Me këto këngë u rritëm gjenerata të tëra. Opusi i saj muzikor do të mbesë përherë thesar autokton i muzikës burimore shqiptare. Me nderimin më të madh për kontributin dhe trashëgiminë e pavdekshme muzikore te saj, shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe artdashësve.

Sinqerisht,

Vlora Dumoshi

Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Kontrolloni gjithashtu

Aliu: Libri është gjithmonë një dhuratë e çmueshme

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu është takuar me një bashkëqytetar  Musa Ramadanin …