Një termet me epiqendër 10 km në thellësi të nëntokës ka dridhur sot në mëngjes kryeqytetin e Maqedonisë, Shkupin. Tërmeti ka pasur fuqi prej 4 shkallës sipas Rihterit dhe është ndjerë edhe në pjesë tjera të Maqedonisë. Epiqendra ka qenë mes fshatrave Marinë dhe Haraçinë, derisa dridhje janë vërejtur edhe në Kosovë dhe Serbi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
