Termi “Metohi” në librin e Gjeografisë shkakton indinjatë, kritika të ashpra ndaj VLEN-it dhe heshtjes së Kurtit

Një foto e publikuar në rrjetet sociale ka nxitur reagime të forta mes shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, pasi në librin e Gjeografisë për klasën e shtatë, botim 2025, Kosova figuron me emërtimin “Metohi”, term që përdoret nga Serbia për të mohuar identitetin e saj politik. Fotografia u publikua nga komentatorja politike Nafija Ahmeti, e cila akuzoi partinë shqiptare në pushtet, VLEN, se ka dështuar të mbrojë interesat kombëtare. Ahmeti kërkoi përgjigje edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të cilin e quajti mbështetës politik të VLEN-it. Ajo pyeti nëse ai pajtohet me përdorimin e një termi që përdoret nga Beogradi për delegjitimimin e Kosovës. Sipas saj, partitë shqiptare në Shkup po heshtin para një ofendimi të hapur ndaj identitetit shqiptar. Ajo i cilësoi udhëheqësit e VLEN-it “të paaftë të mbrojnë gjënë më elementare”, ndërsa kritikoi ashpër kompromiset e tyre politike. Ndërkohë, pushteti i VMRO-DPMNE-së është akuzuar prej kohësh për qasje diskriminuese ndaj shqiptarëve, por rasti i ri ka rritur tensionet dhe ka hapur debate për kontrollin e përmbajtjes së teksteve shkollore në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Fetoshi: Rritja e buxhetit të BIA tregon agjendën hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës

Drejtori i institutit “Octopus”, Arben Fetoshi ka tërhequr vërejtjen se rritja e buxhetit të BIA …