FSK-ja

Tetari Binak Podrimçaku i FSK-së u shpallë ushtari më i mirë i garës në Knin të Kroacisë

Në Garën Ushtarake Ndërkombëtare, që u zhvillua në Knin të Kroacisë, nga data 18-19 maj 2017, pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, tetari Binak Podrimçaku u shpallë ushtari më i mirë i garës. FSK-në në Garën Ushtarake Ndërkombëtare e përfaqësuan dy pjesëtarë, tetarët: Binak Podrimçaku dhe Liridon Selimi. Gara ushtarake e zhvilluar në Kroaci është njëra ndër garat më të forta në botë, e ku morën pjesë mbi 150 pjesëmarrës nga vendet e NATO-s dhe vendet partnere për zgjedhjen e ushtarit më të mirë ndërkombëtar.

Garuesit në ditën e parë u testuan në gjuajtje me armë të ndryshme, dhe në ditën kryesore; marshuan 35 kilometra me ngarkesë 15.2 kg dhe ekzekutuan 12 detyra ushtarake. Në  renditjen e përgjithshme të Garës Ushtarake Ndërkombëtare për vitin 2017, Kosova zuri vendin e parë, vendin e dytë e zuri Austria, ndërsa vendin e tretë Shqipëria. Ky është suksesi i radhës i FSK-së, që po dëshmon profesionalizmin dhe standardet e larta të ushtarëve të FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …