leoni

AAK

Tetë kandidatë për deputetë të AAK-së janë nga komuna e Deçanit

Dy më të votuarit, në komunën e Deçanit në zgjedhjet e fundit, janë vëllezërit Ramush Haradinaj  dhe Daut Haradinaj. Po kështu tetë kandidatët për deputetë të kësaj partie janë nga kjo komunë. Kryetari AAK-së, Ramush Haradinaj, gjithashtu edhe i dominuar për kryeministër nga koalicioni PAN, ka arritur të marrë 97 mijë e 684. I dyti si më i votuar nga kjo parti  është Daut Haradinaj, me 28 mijë e 122. Shkumbin Demaliaj, ka arritur të marrë 10 mijë e 601 vota, Pal Lekaj me 10 mijë e 234 vota, Rrustem Berisha 10 mijë e 218 vota, Ahmet Isufi 10 mijë e 23, Rasim Selmanaj 9 mijë e 569, dhe Blerim Kuçi, ish kryetar i Therandës 9 mijë e 499. AAK thotë  ka fituar mbi dhjetë ulëse në Kuvendin e Kosovës, dhe të lartpërmendurit, bashkë me dy ose tri kandidate gra, do të jenë deputetët e ardhëm nga kjo parti në Kuvendin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …