leoni

Tetë muaj pa institucione: Kriza politike thellohet, zgjedhjet e parakohshme duken të pashmangshme

Tetë muaj pas zgjedhjeve parlamentare, Kosova vazhdon të jetë pa institucione legjitime, ndërsa Kuvendi ende nuk është konstituuar. Gjykata Kushtetuese ka dhënë tri vendime për këtë çështje, duke theksuar se procesi nuk ka përfunduar pa zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb. Përkundër kësaj, partitë politike duket se po e injorojnë krizën, të përqendruara më shumë në zgjedhjet lokale dhe takime diplomatike. Sipas njohësve të çështjeve politike, zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo bllokadë. Sociologu Artan Muhaxhiri thotë se mungesa e vullnetit dhe guximit nga të gjitha partitë ka sjellë vendin në këtë situatë, ndërsa qytetarët duhet të imponojnë bashkëpunim me votën e tyre. Politologu Dritëro Arifi shkon edhe më larg, duke e quajtur situatën “anarki totale”, me institucione pa kontroll dhe pa funksion. Ai thotë se zgjedhjet janë mënyra e vetme për t’i dhënë fund kësaj “marrëzie politike”.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Poshtërim dhe refuzim diplomatik – Kurtit nuk ia dha dorën askush në Amerikë –

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj vizitës së kryeministrit Albin Kurti në …