Teuta Haxhiu

Teuta Haxhiu: Deputetët serbë të mbrojnë interesat e tyre e jo të Vuçiqit e Beogradit

Deputetja AAK-së, Teuta Haxhiu, sot në Kuvendin e Kosovës  ka kundërshtuar gjuhën e përdorur nga deputeti,  Sllavko Simiq, shef i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, i cili ka treguar se  deputetët serbë janë kthyer në Kuvend pasi janë konsultuar me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Lidhur me këtë njoftim ku deputetët serbë duan të tregojnë hapur se mbrojnë interesat e Serbisë në Kosovë,  deputetja Haxhiu ka pyetur: Kush është Aleksandër Vuçiq këtu?. Nuk mund të tolerohet kjo gjuhë. O mbroni interesat e serbëve këtu në Kosovë, o shkoni në Beograd e zgjidhuni deputetë!. Nëse jeni deputetë të interesave të qytetarëve serbë në këtu përfaqësoni ato interesa, e jo të Vuçiqit”, ka thënë Haxhiu.  Ajo ka kritikuar edhe kryetarin e Kuvendit, i cili i lejon  deputetët serbë ta keqpërdorim foltoren e Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …