Kryetari Thaçi i propozon Kuvendit dekretin për shpallen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë

Thaçi bisedon me ambasadorët e Kuintit për çështjen e dialogut, INTERPOL-in, FSK-në dhe liberalizimin e vizave

Kryetri Thaçi ka takuar sot në mëngjes ambasadorët e vendeve të Kuintit, shefat e ambasadave të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, si dhe shefen e Zyrës së BE-së në Prishtinë, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e fundit, me theks të veçantë në çështjet e dialogut, INTERPOL-it, FSK-së dhe liberalizimit të vizave. Duke folur për dialogun, ai mirëpriti përkrahjen unike të bashkësisë ndërkombëtare për dialogun dhe negociatat në mes Kosovës dhe Serbisë, pa paragjykuar apo kushtëzuar epilogun e tyre. Thaçi, po ashtu, theksoi se Kosova është afër finalizimit të procesit të anëtarësimit në INTERPOL dhe kërkoi koordinim dhe angazhim të shtuar “në këtë fazë finale të një procesi të rëndësishëm për sigurinë në Kosovën dhe më gjerë”. Në çështjen e liberalizimit të vizave, ai u shpreh se është fondamentale që të mos ketë vonesa në marrjen e vendimit meritor për qytetarët e Kosovës. Ndërsa, për FSK-në pohoi se ka filluar procesi i përgatitjes së ndryshimeve në 3 ligje, që të zgjerohet mandati i FSK-së.“Transformimi i FSK-së është proces i pandalshëm, i pakthyeshëm, që po bëhet me kujdes dhe në koordinim të plotë me partnerët tanë ndërkombëtarë”, u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …