Thaçi dekoron ambasadorin Khalilzad me medaljen ‘Urdhri i Pavarësisë’

Thaçi dekoron ambasadorin Khalilzad me medaljen ‘Urdhri i Pavarësisë’

Kryetari i vendit Hashim Thaçi, ka dekoruar ambasadorin Zalmay Khalilzad, me medaljen “Urdhri i Pavarësisë”. Thaçi tha se Zalamay Khalilzad në Kosovë më së miri e njohim si ambasador i kryetarit Bush në Kombet e Bashkuara, në kohën kur Kosova përgatitej të shpallë Pavarësinë dhe kur ambasadori Khalilzaf ka përkrahur aspiratat e Kosovës për liri dhe pavarësi. Thaçi theksoi se ambasadori Khalilzad  e kishte bërë Kosovën çështje kryesore të kryesimit të radhës të Këshillit të Sigurimit nga SHBA dhe se  ai  dhe presidenti Bush e kanë thënë qartë se çështja e Kosovës nuk mund të zvarritet. Thaçi u shpreh se mirënjohja që i ndahet sot është mirënjohje nga institucionet dhe populli për angazhimin e tij për lirinë dhe pavarësinë e vendit. “Por mirënjohjen tonë e shprehim duke punuar për Kosovën si shtet i ri duke i kultivuar raportet me SHBA-të”, u shpreh Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Charles Kupchan: Ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është gjëja e duhur për marrëveshje

Charles Kupchan: Marrëveshja e Washingtonit pati më shumë simbolikë se efekt praktik

Rezultati kryesor i Marrëveshjes së Washingtonit ishte simbolika, jo ndikimi praktik. Kështu deklaron profesori i …