leoni

Thaçi: Diaspora gjatë tërë historisë ka qenë një nga faktorët kryesorë në çdo zhvillim, në Kosovë dhe në të gjitha trevat shqiptare

Thaçi: Diaspora gjatë tërë historisë ka qenë një nga faktorët kryesorë në çdo zhvillim, në Kosovë dhe në të gjitha trevat shqiptare

Udhëheqësit e Kosovës, Shqipërisë dhe biznesmenë nga trevat shqiptare dhe diaspora, kanë vlerësuar lartë rolin e diasporës shqiptare në zhvillimin ekonomik dhe politik të Shqipërisë, Kosovës dhe trojeve shqiptare. Kjo u tha në Forumin Ekonomik të Diasporës Shqiptare që ka filluar punimet sonte në Prishtinë, ku po marrin pjesë rreth 300 biznese dhe investitorë potencial nga diaspora dhe shumë biznese nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia dhe rreth 100 biznese nga Kosova, të cilët janë gati për eksport. Në hapje të forumit presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se diaspora gjatë tërë historisë ka qenë një ndër faktorët kryesorë në Kosovë dhe kudo ku jetojnë shqiptarët. Kreu i shtetit theksoi se diaspora shqiptare luajti rol të rëndësishëm në lirinë e Kosovës.

 

“Diaspora gjatë tërë historisë ka qenë një nga faktorët kryesorë në çdo zhvillim, në Kosovë dhe në të gjitha hapësirat shqiptare. Diaspora shqiptare, luajti një rol të jashtëzakonshëm në demokratizimin e Shqipërisë. Diaspora shqiptare, luajti rolin e jashtëzakonshëm dhe historik, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Diaspora shqiptare edhe sot luan një rol të në afirmimin e të drejtave të shqiptarëve kudo që jetojnë, afirmimin e të drejtave kombëtare, demokratike dhe frymës euroatlantike”, tha presidenti. Sipas Thaçit, sot Kosova kur është njohur nga 114 shtete dhe është në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, roli i diasporës është i pazëvendësueshëm. Thaçi shtoi se bashkëpunimi me diasporën duhet të jetë kah zhvillimi e jo ka mbijetesa.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …