Brickos

Hashim Thaçi

Thaçi: Është momenti i duhur që ta parandalojmë dhe ta luftojmë trafikimin me njerëz

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, mori  pjesë në konferencën e organizuar për Ditën e Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. Ai ka theksuar  me këtë rast se shumë njerëz anembanë botës janë duke u përballur me këtë fenomen të turpshëm dhe as Kosova nuk është e përjashtuar prej tij. Ky fenomen duhet të parandalohet përmes veprimeve dhe masave konkrete. Është momenti i duhur që të gjithë të bashkohemi, që të parandalojmë dhe luftojmë këtë krim, në të gjitha format e tij dhe njëkohësisht të bëjmë më shumë për mbrojtjen e viktimave të trafikuara. Për të pasur sukses në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz, si dhe në sigurimin e ndihmës dhe mbrojtjes së viktimave të trafikuara, kryetari Thaçi ka thënë se patjetër që nevojitet një bashkëpunim i të gjithë mekanizmave dhe autoriteteve në nivelin shtetëror.

Kontrolloni gjithashtu

Bardhyl Mahmuti ka mohuar autorësinë e komunikatës së 59-të të UÇK-së, ku ishte shpallur tradhtar Gani Geci, për vrasjen e Abedin Rexhës

Dëshmitari, Bardhyl Mahmuti, gjatë paraqitjes  së tij  para trupit gjykues në gjykimin kundër krerëve të …