Kryetari, Hashim Thaçi bëri të ditur Marrëveshjen e arritur me palën malazeze për Demarkacionin

Thaçi: Gjermania e ka mbështetur popullin e Kosovës në të gjitha periudhat dhe është partneri më strategjik i vendit tonë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar ribashkimin e Gjermanisë, duke thënë se sot si 27 vjet më parë, nuk ndodhi vetëm ribashkimi i Gjermanisë, por edhe çlirimi i Evropës nga komunizmi. Thaçi ka shkruar në rrjetin social se ndodhi riorganizimi i shteteve, duke rilindur një Bashkim Evropian të fuqishëm, që sot ne si popull e aspirojmë.

“Në ditën e bashkimit të Gjermanisë, populli i Kosovës përfundimisht ndau mendjen për të luftuar shtypjen dhe persekutimin sistematik, duke iu bashkuar luftës për liri. Gjermania e ka mbështetur popullin e Kosovës në të gjitha periudhat dhe është partneri më strategjik i Kosovës në Evropë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …