Brickos

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti me drejtoin Arben Vitia vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti me drejtorin Arben Vitia vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në kryeqytet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me Drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Arben Vitia, vizituan sot Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Gjatë vizitës ata folën për renovimin e barnatores qendrore si dhe rregullimit në kopshtin e kësaj qendre. Investimet që janë bërë në këtë qendër, si dhe në qendrat tjera të mjekësisë familjare në Prishtinë, kanë bërë që të rritet kualiteti i shërbimit ndaj qytetarit. Për më tepër, brenda objektit janë vendosur televizorë, nga të cilët pacientët informohen për sëmundje të ndryshme. Nëntori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit. Në këtë drejtim, Kryetari Ahmeti dhe drejtori Vitia iu bënë thirrje grave që t’i shfrytëzojnë shërbimet e qendrave tona të mjekësisë familjare, për ta zbuluar në fazë sa më të hershme nje sëmundje të tillë. “Janë 2 mamografë. Njëri në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, dhe tjetri në Qendrën V në Dardani. Iu bëjmë thirrje të gjitha grave që të bëjnë ekzaminimet e nevojshme, që të mund t’i identifikojnë problemet eventuale sa më parë”, theksoi drejtori Arben Vitia.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …