Sot janë bërë 22 vjet nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës. Me këtë rast, kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se heroizmi i tyre është i përjetusuar në historinë tonë të re. Përmes një shkrimi ai ka theksuar se ata janë ndër komandantët e parë të UÇK-së. “Heroizmi i Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës është i përjetësuar në historinë tonë të re. Ata janë ndër komandantët dhe luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi e përjetshme emrit dhe veprës së tyre”, ka shkruar Thaçi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
