Thaçi Kosova është e përkushtuar ndaj objektivit kryesor të politikës së jashtme, përkatësisht anëtarësimit të plotë në BE dhe në NATO

Thaçi Kosova është e përkushtuar ndaj objektivit kryesor të politikës së jashtme, përkatësisht anëtarësimit të plotë në BE dhe në NATO

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë të mërkuren në Nju- Jork, se Kosova është e përkushtuar ndaj objektivit kryesor të politikës së jashtme për anëtarësimin e plotë në BE dhe NATO. Ai gjatë një takimi me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, tha se Kosova është falënderuese dhe mirënjohëse ndaj Kroacisë për ndihmën e jashtëzakonshme për shtet-ndërtimin e Kosovës, forcimin e demokracisë, sigurimin e një të ardhme të sigurt në rrugën euroatlantike.

“Për ne, Kroacia, si anëtare e BE-së dhe NATO-s është ndër aktorët kryesorë rajonalë dhe është partnere strategjike e Kosovës në përpjekjet e përbashkëta për forcimin e stabilitetit dhe të paqes në rajon. Kosova është e përkushtuar ndaj objektivit kryesor të politikës së saj të jashtme, përkatësisht anëtarësimit të plotë në BE dhe në NATO”, ka thënë Thaçi.

Kreu i shtetit tha se Kosova ndan më Kroacinë pikëpamje të përbashkëta mbi zhvillimet në rajon, veçanërisht në orientimit euro-atlantik dhe në përballjen me sfidat e sigurisë.
 Ai e falënderoi kryeministrin e Kroacisë për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit kroat për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, duke përfshirë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …