Thaçi: Kosova është faktor stabiliteti dhe mbetet e përkushtuar për forcimin e paqes në rajon

Thaçi: Kosova është faktor stabiliteti dhe mbetet e përkushtuar për forcimin e paqes në rajon

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka pritur sot në një takim një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ai ka thënë se Kosova është dhe mbetet faktor stabiliteti dhe e përkushtuar për forcimin e paqes në rajon.

“Sot prita një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s të kryesuar nga Paolo Alli, President i Asamblesë. Kosova është faktor stabiliteti dhe mbetet e përkushtuar për dialog me Serbinë dhe për forcimin e paqes në tërë rajonin tonë. NATO-ja është në Kosovë, por tani është koha që edhe Kosova të jetë në NATO”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Gjenerali amerikan Wesley Clark, dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark është konfirmuar zyrtarisht si dëshmitar i mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, …