Thaçi: Krijimi i ushtrisë përkrahet edhe nga ndërkombëtarët vetëm se në një mënyrë tjetër

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se edhe faktori ndërkombëtar përkrahë krijimin e Ushtrisë së Kosovës vetëm se në një mënyrë tjetër. Pas takimit me Drejtorin e Departamentit për Evropë në Qeverinë e Austrisë, Alexander Schallenberg, kryetari Thaçi theksoi se dallimi me miqt ndërkombëtar në krijimin e Ushteisë ka të bëjë vetëm me mënyrën e krijimit. Zyra e Presidencës për informim, njofton se gjatë takimit me delegacionin e Austrisë, kryetari, Hashim Thaçi ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon. Ai ka theksuar se progresi në Kosovë është rezultat edhe i mbështetjes dhe përpjekjeve të Austrisë.

Kontrolloni gjithashtu

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore.  “Gjatë …