Thaçi: Masakrat dhe spastrimi etnik në Kosovë ishin sikur holokausti, ndërsa Serbia vazhdon t'i mohojë krimet e bëra

Thaçi: Masakrat dhe spastrimi etnik në Kosovë ishin sikur Holokausti, ndërsa Serbia vazhdon t’i mohojë krimet

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, ka shfrytëzuar Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit për të thënë se Serbia ende i mohon krimet që shkaktuan holokaustin ballkanik në Bosnje dhe Kosovë. Kreu i shtetit deklaroi se u mendua që Holokaustri do të ishte i përsëritshëm, por përpjekjet për shfarosjen e njerëzve vijuan. “Kosova sot i bashkohet kujtimit për viktimat e Holokaustit, një krim gjenocidal dhe monstruoz që tmerroi gjithë botën. Pas Luftës së Dytë Botërore u mendua se vuajtjet e miliona njerëzve të vrarë mizorisht do ta shndërronin Holokaustin në një krim të papërsëritshëm për njerëzimin. Por, ideja dhe përpjekjet për shfarosjen e njerëzve dhe etnive u vazhduan edhe nga regjimi i Serbisë në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Masakrat dhe spastrimi etnik u ngjanin atyre të Luftës së Dytë Botërore. Dhe, fatkeqësisht, Serbia edhe sot vazhdon t’i mohojë krimet që shkaktuan holokaustin ballkanik në këtë pjesë të Evropës”, shkroi Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese e pezullon dekretin e Thaçit që e mandanton Avdullah Hotin për kryeministër deri më 29 maj

Gjykata Kushtetuese e Kosovës bashkon kërkesat e Albin Kurtit dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për dekretin e Vjosa Osmanit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur të bashkojë në një procedurë të vetme kërkesën e …