Marrëveshja LV-LDK në prag të finalizimit, Mustafa nënshtrohet më kërkesa minimale së ofertat fillestare

Marrëveshja LV-LDK në prag të finalizimit, Mustafa nënshtrohet më kërkesa minimale së ofertat fillestare

Marrëveshja ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së është në prag të finalizimit. Siç mësohet se tashmë Mustafa është dorëzuar përballë Kurtit dhe ka pranuar që të hyjë në qeveri duke marrë 6 ministri dhe një zotim për mbështetje për ta bërë kryetarin e vendit nga LDK-ja. Si duket sondazhet e fundit dhe rezultatet e tyre që e nxjerrin LDK-në me një rënie të theksuar kanë qenë përcaktuese për dorëzimin e Isa Mustafës karshi Albin Kurtit, me kërkesa edhe më minimaliste se që ishin ofertat fillestare. Mustafa ka pranuar ofertën 6 me 4 ministri, në favor të LDK-së, pa lëvizjen e Glauk Konjufcës nga pozita e kryekuvendarit. Këto dy parti pritet që të takohen sot pasdite, ku planifikohet të finalizohet edhe marrëveshja e dakorduar parimisht. Megjithatë, kundër saj ka shumë zëra brenda LDK-së, ku këtë marrëveshje po e shohin si debakël partiak përballë Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …