Thaçi në Hagë: U ktheva në Kosovë përballë regjimit të Millosheviqit, nuk pendohem për asgjë

Në paraqitjen e tij në Hagë, Hashim Thaçi ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj procesit gjyqësor, duke e cilësuar aktakuzën të mbështetur në “të pavërteta dhe absurditete ofenduese”. Thaçi deklaroi se gjatë regjimit të Slobodan Milošević ishte ndjekur dhe dënuar në mungesë nga autoritetet serbe, ashtu siç, sipas tij, kishin ndodhur raste të ngjashme edhe me personalitete të tjera ndërkombëtare në periudha të ndryshme historike. Ai theksoi se, përballë masakrave dhe represionit ndaj popullit shqiptar, nuk kishte qëndruar indiferent, por kishte vendosur të kthehej në Kosovë në vitin 1988 për t’u përballur me situatën. “Edhe ju do të vepronit njësoj”, është shprehur Thaçi, duke shtuar se nuk pendohet për angazhimin e tij. Ai e konsideroi procesin jo vetëm padrejtësi personale, por edhe fyerje ndaj aleancave ndërkombëtare me të cilat, sipas tij, kishte bashkëpunuar gjatë dhe pas luftës. Në fjalën e tij, Thaçi theksoi se kundërshtari i tij i vetëm ka qenë regjimi i Millosheviqit, të cilin e cilësoi armik të botës demokratike. Deklarata e tij u karakterizua nga tone kritike ndaj mënyrës se si po zhvillohet procesi në Hagë, ndërsa mbrojti rolin e tij politik dhe historik në periudhën e luftës dhe të shtetndërtimit.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiprim Arifi

Shqiprim Arifi: Kryetarja Vjosa Osmani ka luajtur rolin e atasheut mbrojtës të Albin Kurti në përpjekjet e tij për kapjen e shtetit

Politikani i shquar nga Kosova lindore, Shqiprim Arifi ka drejtuar kritika në adresë të kryetares …