Thaçi në SHBA, mysafir nderi i Forumit Ekonomik Ndërkombëtar

Thaçi në SHBA, mysafir nderi i Forumit Ekonomik Ndërkombëtar

Me ftesë të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të kontinentit të Amerikës, Kryetar i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç njofton zyra e kyetarit, Thaçi do të jetë mysafir nderi në edicionin e 7-të të Forumit Botëror Strategjik, i cili mbahet nën patronatin e IEFA-së në Majami. Ai do të mbajë një fjalim me temën “Energjia, infrastruktura dhe zhvillimi i qëndrueshëm”, para një audience prej rreth 1200 pjesëmarrësve nga dhjetëra shtete të botës. Në këtë forum, Thaçi do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të shteteve dhe kompanive të ndryshme botërore. Pjesëmarrës në këtë forum janë personalitetet kryesore nga bota e biznesit, krerët e ndryshëm të shteteve, si dhe përfaqësuesit e shumtë të qeverive, organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile. Forumi Botëror Strategjik është themeluar nga Forumi Ekonomik Ndërkombëtar i kontinentit të Amerikës, një organizatë kjo jofitimprurëse që merret me promovimin e një dialogu të hapur për çështje ekonomike.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada angleze në Tiranë ka reaguar për protestën e militantëve të Sali Berishës dhe Ilir Metes para Bashkisë në Tiranë

Në protestat e dhunshme në Shqipëri po marin pjesë edhe aktivistë të Vetëvendosjes

Në protestat e dhunshme në Shqipëri po marin pjesë edhe aktivistë të Vetëvendosjes. Top Chanel …