leoni

Hashim Thaçi: Askush nuk mund ta kundërshtojë një marrëveshje që arrihet në mënyrë paqësore

Thaçi: Udhëheqësit serb flasin me krenari për gjenocidin e Serbisë kundër popujve tjerë

Kryetari, Hashim Thaçi ka deklaruar se përderisa udhëheqësit e Gjermanisë ndjehen të turpëruar kur flasin me krimet në Aushvic, udhëheqësit e Serbisë flasin me krenari për gjenocidin serb kundër popujve tjerë. Ai ka shtuar më tutje se përderisa kancelaria e Gjermanisë, Angjela Merkel flet me turp për krimet e së kaluarës të udhëheqësve gjermanë, udhëheqësit serbë këtë po e bëjnë me krenari për krimet e Sllobodan Millosheviqit. Kancelarja Merkel në mënyrë dinjitoze foli në Auschwitz për turpin e autorëve të krimit. Udhëheqësit serbë flasin me krenari për gjenocidin. Ne do të arrijmë paqe për gjeneratat e ardhshme të Ballkanit, vetëm kur në diskutimet për atë që la pas Millosheviqi ata do të shprehin turp dhe vetëm turp, ka shkruar kryetari, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli godet Kurtin: “Arrogant, s’duhet të ketë mundësi për qeveri të re”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e …