Uoker: Masakra e Reçakut është kryer regjimi i Beogradi dhe kushdo që ka qenë përgjegjës duhet të dalë para drejtësisë

Ish ambasadori i OSBE-së gjatë luftës çlirimtare në vendin tonë, Uiliam Uoker ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq i cili masakrën e Reçakut e ka quajtuar masakër të trilluar. Humanisti, Uiliam Uoker ka thënë kjo nuk është hera e parë që në 20 vjetët e fundit që zyrtarë nga Beogradi më kanë quajtur me emra të ndryshëm dhe kanë bërë trillime rreth asaj se çfarë ka ndodhur në Reçak. Ka dëshmi të shumta se kjo ka ndodhur. Unë kam qenë pjesë e varrimit të 40 e më shumë njerëzve të cilët ishin vrarë dhe masakruar atje. Kemi bërë një hetim dhe hetime të tjera janë bërë gjithashtu për këtë masakër e të gjitha kanë ardhur në përfundimin e njëjtë, me atë çfarë kam thënë unë. Masakra e Reçakut ishte bërë nga forcat e sigurisë nga Beogradi dhe kushdo që ka qenë përgjegjës për atë masakër, duhet të dalë para drejtësisë. E di që kjo ende nuk ka ndodhur dhe kam frikën se Serbia pretendon se që kjo masakër është mashtrim i rrejshëm. Por, mendoj se bota e di më mirë këtë, ka deklaruar në mes tjerash miku i dëshmuar i popullit tonë, i cili 20 vjet më parë, nga ajo që kishte parë në Reçak kishte konstatuar dhe thënë botërisht se kjo çka kanë bërë forcat serbe ndaj civilëve shqiptar në Reçak është masakër kundër njerëzimit.

Kontrolloni gjithashtu

LDK e mbledh kryesinë e partisë për të vendosur nëse do ta përkrah kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të Kosovës

LDK: Ka propagandë, jo veprim kundër korrupsionit nga Qeveria e Kosovës, këtë e vërtetoi edhe raporti Departamentit amerikan

Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar me shqetësim raportin e fundit të Departamentit amerikan të …