Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj alarmon: Nëse deri më 4 tetor nuk zgjidhet Presidenti, më 5 tetor Kosova hyn në vakum institucional

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka ngritur shqetësimin për një krizë të mundshme institucionale nëse Kuvendi i Kosovës nuk arrin ta zgjedhë Presidentin e ri deri më 4 tetor 2026. Miftaraj ka deklaruar se, sipas rendit aktual kushtetues, pas 5 tetorit vendi mund të mbetet pa President dhe pa ushtrues detyre që do të kishte kompetencën për të shpallur zgjedhje të reja, duke e cilësuar këtë skenar si një vakum institucional të paprecedentë. “Nëse Kuvendi nuk e zgjedh Presidentin deri më 4 tetor 2026, me këtë Kushtetutë dhe me këtë rend kushtetues nuk ka zgjedhje as në dhjetor 2026 e as në janar 2027. Pas 5 tetorit 2026 kalojmë në anarki”, ka shkruar Miftaraj. Ai ka theksuar se më 5 tetor nuk do të kishte President apo ushtrues detyre të Presidentit që do të mund të shpallte zgjedhjet, ndërsa Kosova, sipas tij, do të përballej me një situatë pa zgjidhje të qartë kushtetuese. Miftaraj ka ngritur edhe pyetjen nëse institucionet dhe shoqëria janë të gatshme të rrezikojnë deri në këtë pikë, duke kërkuar që situata aktuale politike të mos trajtohet si normale.

 

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: “Ajo që po ndodh dy vitet e fundit është pengmarrje e Kosovës”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zhvillimet politike dhe institucionale në …