Bedri Hamza pas takimit me Prattipatin: Zvarritja e konstituimit të Kuvendit po e thellon krizën institucionale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tammy K. Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe situatën institucionale në vend. Hamza ka vlerësuar se zvarritja e mëtejshme e konstituimit të Kuvendit po e thellon krizën institucionale dhe po e rëndon edhe më shumë situatën politike në Kosovë. Sipas tij, institucionet e vendit duhet të funksionalizohen sa më shpejt dhe përgjegjësia për tejkalimin e ngërçit duhet të jetë në fokus të të gjithë aktorëve politikë. Takimi me ambasadoren amerikane vjen në një kohë kur procesi i konstituimit të Kuvendit vazhdon të mbetet i bllokuar, ndërsa partitë politike nuk kanë arritur ende një marrëveshje për përfundimin e këtij procesi. Hamza ka theksuar nevojën për tejkalimin e kësaj situate dhe kthimin e vendit në funksionim të plotë institucional.

Kontrolloni gjithashtu

Jakup Nura: PDK-ja nuk merr pjesë në takimet e Kurtit për nënkryetarët

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, ka deklaruar se partia e tij nuk do të marrë …