KMDLNj kërkon që të zgjerohen kompetencat e Gjykatës Speciale për gjykimin e krimeve serbe në Kosovë

Enver Hoxha hap ekspoziten me fotot e krimeve që kanë kryer ushtria dhe policia e Serbisë kundër popullit shqiptar

Mjeku, Enver Hoxha, i cili gjatë viteve të luftës kishte kuruar plagët e luftës së ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të qytetarëve të popullatës civile, ka paralajmëruar se do të hap ekspozita me foto të papublikuara me parë të krimeve që kanë kryer ushtria dhe policia e Serbisë kundër popullit shqiptar gjatë viteve të luftës çlirimtare, 1998-1999. ai ka bërë të ditur se fotografitë janë bërë në Shalë, Llap e Gollak dhe dëshmojnë krimet që janë bërë ndaj popullatës civile shqiptare nga Serbia. “Qëllimi i kësaj ekspozite është me pasqyru gjenocidin në Kosovë, i cili është bërë në një pjesë të Kosovës me një material i cili është i pabotuar. Në kuadër të 20 vjetorit të çlirimit e kam parë të arsyeshme që vlen të ritheksohet edhe në mendjen të gjeneratave, por edhe institucioneve si vendore, ashtu edhe ndërkombëtare me u marrë më seriozisht me shkaktarin e këtij gjenocidi, i cili në vazhdimësi ka qenë i pandëshkueshëm” ka theksuar mjeku i luftës çlirimtare, Enver Hoxha. Ekspozita do të hapet të martën më 10 dhjetor, në Muzeun Historik dhe do të qëndroj e hapur 5 ditë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …