Thaçi udhëtoi për vizitë zyrtare në Kroaci

Thaçi udhëtoi për vizitë zyrtare në Kroaci

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi udhëtoi sot për vizitë zyrtare në Kroaci, ku nesër do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, me të cilën do të bashkëbisedojë për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Kroacisë. Pas përfundimit të takimit, Thaçi dhe Grabar-Kitaroviç, do të kenë konferencë të përbashkët për media. Sipas një njoftimi të Presidencës, gjatë qëndrimit në Kroaci, Kryetari Thaçi do të takojë edhe kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviç, si dhe do të këtë një drekë pune me kryetarin e Kuvendit të këtij shteti, Gordan Jandrokoviç. Në Zagreb, kreu i vendit do të këtë takime edhe me përfaqësues tjerë të jetës politike dhe publike në Kroaci. Vizita në Kroaci, pason pas vizitës zyrtare që Thaçi zhvilloi në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë dhe në Republikën e Austrisë.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Arbër Jashari: Kushtetuesja përballë dy opsioneve, vendos për dekretin e Osmanit ose e zgjat pezullimin

Avokati Arbër Jashari ka sqaruar skenarët e mundshëm lidhur me vendimmarrjen e Gjykata Kushtetuese e …