leoni

Thaqi: Panama është për Kosovën qendra e Amerikës Latine

Thaqi: Panama është për Kosovën qendra e Amerikës Latine

Presidenti Thaçi, gjatë vizitës zyrtare në Panama ka vazhduar agjendën e takimeve me përfaqësues të shteteve të ndryshme. Ai ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Parlamentit të Amerikës Latine, me seli në Panama, Elias Castillo. Thaqi  është interesuar fillimisht për krijimin e një grupi të miqësisë në parlamentin panamez, e më pas edhe për mundësinë e anëtarësimin e Kosovës si shtet vëzhgues në Parlamentin Latino-Amerikan të njohur si Parlatino.“Panama është për Kosovën qendra e Amerikës Latine. Është ndër shtetet e para që ka njohur Kosovën, prandaj edhe kemi hapur ambasadën tonë këtu. Edhe vendet e tjera të Amerikës Latine duhet të ndjekin shembullin e Panamasë”, ka theksuar presidenti Thaçi. Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Parlatino, me seli në Panama, Elias Castillo, ka mirëpritur propozimin e presidentit Thaçi, duke thënë se Kosova ka një vend në Parlamentin e Amerikës Latine.

Kontrolloni gjithashtu

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore gjendet në pyllin e Kaçanikut

Një qytetar nga Kaçaniku ka raportuar të enjten në polici se kishte hasur në një …