Crabb “Dua të plotësojë pritjet e 17 milionë njerëzve që votuan për daljen e Britanisë nga BE-ja

Crabb “Dua të plotësojë pritjet e 17 milionë njerëzve që votuan për daljen e Britanisë nga BE-ja

Stephen Crabb është kandidati i parë i për të zëvendësuar kryeministrin britanik, David Cameron, i cili ka thënë se prioritet e ka rikthimin e kontrollit mbi politikat e imigracionit. Siq raporton Reuters, Crabb është vetë deklaruar për të zëvendësuar Cameron ndërsa funksioni i tij aktual është sekretar aktual për punë dhe pensione. Crabb e ka hedhur poshtë mundësinë për një referendum të dytë duke thënë se qëndrimi i popullit britanik ka qenë i qartë më 23 qershor. “Dua të udhëheqë një qeveri e cila do të plotësojë pritjet e 17 milionë njerëzve që votuan për daljen e Britanisë nga BE-ja”, ka thënë Crabb. Sipas mediave britanike gjasat më të mëdha i ka ish kryetari i Londrës, Boris Johnson i cili e ka udhëhequr fushatën për daljen e Britanisë nga BE-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …