Forcat Serbe

“The Guardian”, shkruan se Serbia është duke e shqyrtuar ndërhyrjen e mundshme ushtarake në Kosovë

Gazeta e njohur britanike, “The Guardian”, shkruan se  Serbia është duke e shqyrtuar ndërhyrjen e mundshme ushtarake në Kosovë, pasi Kuvendi i Kosovës e miratoi njëzëri formimin e ushtrisë. Beogradi e ka quajtur këtë veprim si kërcënimin më të drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin e rajonit, ndërsa shefi i NATO-s ka thënë se formimi i ushtrisë nuk po bëhet në kohën e duhur. Votimi i ushtrisë u bë me 107 vota për dhe asnjë kundër. Pjesë e votimit ishin tri ligje. Në to parashihet edhe rritja e numrit të pjesëtarëve, themelimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe ndryshimi i detyrave dhe misionit të Forcave të Armatosura. Të vetmit që e kanë bojkotuar votimin kanë qenë deputetët e pakicës serbe. Sipas gazetës, Serbia këmbëngul se ushtria e re e shkel rezolutën e Kombeve të Bashkuara e cila e shënoi fundin e luftës në Kosovë. Ajo ka kërcënuar se mund të ndërhyjë ushtarakisht në ish-provincën e saj. Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se ndërhyrja e armatosur është njëra nga opsionet që i kanë mbi tavolinë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj ua kujton atyre që kanë harruar trimërinë e Daut Haradinajt

Daut Haradinaj: “Kosova është zemra e secilit shqiptar”

Daut Haradinaj ka reaguar ashpër pas deklaratës së ministres serbe të Administratës dhe Pushtetit Lokal, …