Themelohet dhe nis punën Këshilli i ri Drejtues i UP-së

Në mbledhjen e tij të parë themeluese, Këshilli i ri Drejtues i Universitetit të Prishtinës (KD) është kompletuar edhe me të deleguarit nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Në këtë mbledhje, kryesues i KD-së u rizgjodh Altin Sahiti, ndërsa zëvendëskryesuese u zgjodh Arbëresha Nela-Turjaka. Mbledhja e parë e përbërjes me gjashtë anëtarë të rinj të KD-së u drejtua nga prof. Teuta Kajtazi-Jashari, ndërsa në të u miratuan raportet e MAShTI-t dhe Senatit të Universitetit të Prishtinës për të emëruarit dhe të zgjedhurit nga Ministria e Arsimit dhe UP-ja në Këshillin Drejtues. MAShTI zëvendësoi dy anëtarë të përbërjes së kaluar të KD-së, duke emëruar Myesere Hoxhën dhe Berenika Gashin, ndërsa ua vazhdoi mandatin Altin Sahitit dhe Arbëresha Nela-Turjakës.

 Anëtarët e Këshillit Drejtues nga personeli akademik i UP-së në përbërje janë: prof. Mimoza Ibrani, prof. Teuta Jashari-Kajtazi, prof. Arian Krasniqi, prof. Vjosa Fejza-Ademi dhe prof. Kurtesh Sherifi, të cilët qenë zgjedhur në fund të qershorit 2025. Këshilli Drejtues i UP-së me kryesues Altin Sahitin, zëvendëskryesuese Arbëresha Nela-Turjakën dhe anëtarët Myesere Hoxhën, Berenika Gashin, Mimoza Ibranin, Teuta Jashari-Kajtazin, Arian Krasniqin, Vjosa Fejza-Ademin dhe Kurtesh Sherifin, ka gjashtë gra në përbërje. Kjo trupë shumë e rëndësishme e UP-së u zotua se do të veprojë si ekip dhe me frymë e energji të re, për të mirën e Universitetit të Prishtinës dhe shoqërisë kosovare.

 

Kontrolloni gjithashtu

Eliza Hoxha nga “Liria ka Emër” viziton Nënën Ferdonije Qerkezi në Gjakovë

Eliza Hoxha nga “Liria ka Emër” viziton Nënën Ferdonije Qerkezi në Gjakovë

Përfaqësuesja e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, gjatë qëndrimit të saj sot në Gjakovë, …