THEMELOHET SHTABI KOMUNAL PËR EMERGJENCË NË KOMUNËN E RAHOVECIT

Komuna e Rahovecit njofton se për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut, është themeluar Shtabi Komunal për Emergjencë në Komunën e Rahovecit.

Shtabi operon në çdo kohë dhe koordinon të gjitha ndërhyrjet për menaxhimin e situatës dhe sigurinë e qytetarëve.

Komuna kërkon nga të gjithë qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar dhe të raportojnë çdo rast që kërkon ndërhyrje të menjëhershme në numrat:

☎️ 029/278/666 – Zjarrfikësit Rahovec

☎️ 112 – Numri Unik Emergjent

☎️ 193 – Njësiti i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit

☎️ 192 – Policia e Kosovës

Komuna e Rahovecit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe vëmendjen e treguar!

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …