Thirret seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina ka thirrur seancë të jashtëzakonshme.

Sipas njoftimi seanca është thirrur për bartjen e mjeteve vetanake të kryeqytetit dhe për buxhetin e vitit 2026 dhe do të mbahet të enjten më 27 nëntor.

Osman Bllaca nga zyra ligjore e Komunës ka thënë se anëtarët e Kuvendit Komunal janë në fuqi derisa të betohen të rinjtë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka certifikuar rezultatet për asamble të premten, por asamblistët e rinj nuk janë betuar ende.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …