Thirrje Publike për anëtarësim në Asamblenë e Këshillit Lokal Rinor

Në bazë të nenit 15 të Ligjit për Rininë Nr. 08/L-264 dhe nenit 23 të Rregullores Nr. 09/2024 për Këshillat Rinor, Komuna e Ferizajt – DKRS shpall thirrjen publike për aplikim për anëtarësim në Asamblenë e Këshillit Lokal Rinor të Komunës së Ferizajt.

Asambleja e Këshillit Lokal Rinor të Komunës së Ferizajt është Asamble e organizatave rinore, organizatave për të rinjtë, parlamenteve studentore, këshillave të nxënësve të shkollave të mesme të larta dhe forumeve rinore të partive politike e cila ka për detyrë themelimin e Këshillit Lokal Rinor të Komunës së Ferizajt dhe aprovimin e aktit të themelimit të tij.

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Ferizajt ka për detyrë mbledhjen e aplikimeve dhe formimin e komisionit i cili ka përgjegjësi të bëjë kontrollimin e aplikimeve sipas dokumenteve të listuara në këtë thirrje publike.

Të gjitha organizatat rinore, organizatat për të rinjtë, parlamentet studentore, këshillat e nxënësve të shkollave të mesme të larta dhe forumet rinore të partive politike që i përmbushin kriteret e nenit 23 të Rregullores Nr. 09/2024 për Këshillat Rinor bëhen pjesë e asamblesë së Këshillit Lokal.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentet si më poshtë:

  1. Letra motivuese e cila specifikon përvojën, qëllimet e strukturës aplikuese për të qenë pjesë e Asamblesë dhe të dhënat bazike të përfaqësuesit të moshës rinore të deleguar;

  2. Portfolio e strukturës aplikuese (Shtojca 8);

  3. Certifikata e regjistrimit (për OJQ-të) apo njohja zyrtare nga universiteti, shkolla apo partia politike (për parlamentet, këshillat e nxënësve dhe forumet rinore të partive politike);

  4. CV e përfaqësuesit/es të deleguar nga struktura aplikuese për të qenë anëtar/e i/e Asamblesë;

  5. Certifikata e gjendjes penale të përfaqësuesit/es.

Afati për aplikim dhe dorëzim të aplikacioneve dhe dokumentacionit sipas Rregullores së MKRS

Nr. 09/2024, dorëzohen në zyrën pritëse në objektin e Komunës nga data 26.08.2025 deri me datë 15.09.2025, në ora 16:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti priti në takim ish-Kryetarin e Qytetit të Masonit, Leon Clark, tani zëvendës kryetar

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor kanë pritur në takim z. Leon …