Thomas Theiner: Po qe se sulmohet Kosova, sulmi nga ajri i NATO-s mbi Serbinë do të ndërmerrej brenda disa orësh

Thomas Theiner: Po qe se sulmohet Kosova, sulmi nga ajri i NATO-s mbi Serbinë do të ndërmerrej brenda disa orësh

Ish-ushtaraku italian dhe eksperti i forcave tokësore të NATO-s gjatë Luftës së Ftohtë, Thomas Theiner, ka deklaruar se  kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiç mori një mesazh të qartë nga ushtarakët e tij në Shtabin e Përgjithshëm. Po qe se sulmohet Kosova, reagimi i NATO-s do të vinte brenda disa orësh, u shpreh eksperti italian, andaj edhe këtë mesazh, sipas tij, oficerët ia bënë të qartë Presidentit të Serbisë.  Theiner thotë se brenda 48 orëve Brigada 173 Ajrore e Ushtrisë Amerikane do të transferohej me ajër në aeroportin e Prishtinës, ndërsa brigada e parashutës së ushtrisë italiane ‘Folgore’ me ajër në aeroportin e Gjakovës (të cilin ushtria italiane e ndërtoi për këtë qëllim.Një ditë më vonë do të aktivizohej Brigada e Mekanizuar e Ushtrisë Italiane “Pinerolo”, e cila ndodhet në Bari dhe rrethinat e saj. NATO-ja ka plane dhe ka 23 vite që po trajnohet për të mbrojtur Kosovën. “Nëse serbët ndonjëherë sulmojnë NATO-n, forcat e Aleancës do t’i tejkalojnë ato në ajër për disa orë, dhe në tokë për disa ditë.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …