Time Kadriaj, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka konsideruar shkarkimin e 12 ambasadorëve nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, një vendim të nxituar dhe pa vizion. Sipas saj ky vendim dëmton Kosovën dhe raportet e saj me vendet mike. “Në këtë situatë të ndjeshme, në periudhën kur po flitet të fillojë dialogu, në periudhën kur mendojmë të aplikojmë për anëtarësim në UNESCO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare, është e pakuptimtë që plot vende të mbesin pa ambasador,” – u shpreh Kadriaj. Deputetja e AAK-së thotë se shkarkimi i ambsadorëve të cilët janë të pranishëm bashkë me familjen nuk qëndron kur merr parasysh rastin se fëmijët janë në shkollë dhe nuk mund të llargohen në fund të vitit, e rrjedhimisht nuk mund të shkarkohen ambasadorët në mes të mandatit pavarësisht emërimit të tyre politik. Kadriaj komentoi dhe programin qeverisës të Kurtit, që e cilësoi një buqetë dëshirash dhe jo plan të realizueshëm për të mirën e vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Sot në Hagë mbahet seanca kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakaj, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut
Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do të mbahet seanca për aktakuzën e re kundër …