Toby Cadman: Kërkoj përjashtimin e krerëve të Gjykatës Speciale, për mungesë të pavarësisë dhe paanshmërisë

Toby Cadman: Kërkoj përjashtimin e krerëve të Gjykatës Speciale, për mungesë të pavarësisë dhe paanshmërisë

Avokaati i çlirimtarit, Nasim Haradinaj, i cili po gjykohet në Hagë ka kërkuar përjashtimin e krerëve në Gjykatën Speciale, duke i akuzuar për mungesë të pavarësisë dhe paanshmërisë.

Toby Cadman është shprehur se “Deklaratat e Ekateria Trendafilovës në një konferencë dipomatike, minojnë vendimmarrjen e saj të pavarur dhe të paanshme, si dhe dëmtojnë administrimin e drejtësisë”, thuhet në aplikimin përmes së cilit është bërë ankesa. Gjatë muajit mars, Euronews kishte publikuar një trankript që ishte marrë nga një konferencë mes diplomatëve evropianë, të cilën e kishte udhëhequr Ekaterina Trendafilova.

Konferenca, e cila përmendet në ankesën e bërë nga mbrojtja e Haradinajt, raportohet se është mbajtur gjatë muajit dhjetor të vitit 2020.

Sipas kësaj kërkese, ku citohen shënime diplomatike konfidenciale, Trendafilova dyshohet se u ankua te diplomatët evropianë për “një numër të madh avokatësh që e ndërlikojnë punën e Dhomave të Specializuara”.

Ndërkaq, Prokurori Special raportohet se u tha diplomatëve se njëri prej të pandehurve “do të dënohet me burgim të përjetshëm para fillimit të gjykimit ose paraqitjes së ndonjë prove”.

Toby Cadman, avokati i Haradinajt, ka konfirmuar për Euronews se është nisur kërkesa në emër të klientit të tij dhe se “po presin nga Gjykata që ta trajtojnë me seriozitet”.

“Nuk mund të komentojmë lidhur me vendimin”, është thënë nga Specialja për Euronews.

Kontrolloni gjithashtu

Ismet Hajrullahu: Muzeu i gjenocidit!

Kosovës, ende i mungon një muze  i gjenocidit që ka kryer Serbia, gjenocid që është …