leoni

Tomë Gashi

Tomë Gashi: Shesheli është liruar për shkak të dënimit të Radovan Karaxhiqit

Avokati Tomë Gashi ka përsëritur se gjykatat ndërkombëtare janë krejtësisht politike. Nuk ka parime të drejtësisë në këto gjykata. Kjo ndodhi edhe me lirimin e kriminelit Sheshel për krimet e tij monstruoze që të gjithë e dinë se i ka kryer në një milion forma; duke nxitur vrasje, spastrim etnik, dhunime si krim të luftës dhe duke marr pjesë vet si paramilitar në gjenocid ndaj kroatëve, pastaj myslimanëve të Bosnjës dhe në fund por më së rëndi ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës. Ky kriminel është liruar vetëm për një arsye: para një jave u dënu me 40 vjet burgim nga ky Tribunal Ndërkombëtar i Hagës krimineli tjetër Radovan Karaxhiq, e lirimi i Sheshelit është si mundësi për përkëdhelje të opinionit serb”. Më e keqja është se kështu do të veprojë edhe Gjykata Speciale e cila mjerisht do të gjykojë vetëm shqiptarët, ish-ushtarët dhe komandantët e UÇK-së. “Politika ndërkombëtare shumë shpejt do të vendosë se kush do të akuzohet në këtë Gjykatë Speciale, e cila është politike dhe diskriminuse, raciste, dhe vetëm kundër shqiptarëve sepse do të Gjykohet vetëm një etni, pra vetëm shqiptarët. Politikanët që votuan pro Gjykatës Speciale, e që siç ka thënë shtiren se janë për një shtet multietnik të Kosovës, me votat e tyre vepruan kundër shtetit, kombit dhe mbi të gjitha votuan kundër etnisë së vet shqiptare.  “Duke e ditë që Drejtësia Ndërkombëtare nuk është aspak e drejtë, posaçërisht ndaj viktimave, shqiptarët që e kanë votuar Gjykatën Speciale kundër UÇK-së nuk kanë të drejtë morale të ankohen për lirimin e Sheshelit”, thotë Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …