Trajnim për Menaxhimin e Emergjencave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

Në Rahovec u mbajt trajnimi në tavolinë (TTX) për forcimin e kapaciteteve të institucioneve komunale në menaxhimin e emergjencave.

Ky trajnim u realizua në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe ekipin amerikan për çështje civile. Në ushtrim morën pjesë drejtoritë komunale dhe akterë të tjerë të rëndësishëm, përfshirë Policinë e Kosovës, Shërbimin e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, QKMF Rahovec, Kryqin e Kuq – dega Rahovec, KEDS – dega Rahovec, si dhe KRU Gjakova – dega Rahovec.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte identifikimi i kapaciteteve ekzistuese dhe forcimi i koordinimit ndërinstitucional për reagim sa më efikas në situata emergjente.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …