Brickos

 Trajnimi profesional për Operator Ekonomik mbahet diten e shtunë  me16 Tetor 2021 nga ora 0930 deri ne 16.30

 Trajnimi profesional për Operator Ekonomik mbahet: E Shtunë 16 Tetor 2021 nga ora 0930 deri 1630

Qëllimi i këtij trajnimi është aplikimi dhe përdorimi praktik nga OE i dy moduleve të reja “Menaxhimi i Kontratës dhe Vlerësimi i Performancës nëpërmjet sistemit të prokurimit elektronik të cilat hyn në fuqi me dt. 01.02.2021 si dhe Përgatitja dhe dorëzimi i ofertave/tenderëve dhe tenderimi online përmes e-prokurimi” e demonstruar në mënyrë  praktike, po ashtu avancimi dhe zhvillimi i njohurive të Operatoreve Ekonomik (Kompani, Biznese, OJQ dhe të interesuarve tjerë) që do të dorëzojnë oferta në një proces të prokurimit publik, menaxhojnë kontratat dhe vlerësojnë performancën përmes E-Prokurimi. Në mënyre që një operator ekonomik të jete në gjendje të menaxhojë kontratat/vlerësojë performancën dhe përgatit dhe dorëzojë ofertat paraprakisht duhet të ndjekë trajnimin që organizohet nga European Management Institute me temat:

PËRGATITJA DHE DORËZIMI I OFERTAVE/TENDERËVE DHE TENDERIMI ONLINE PËRMES E-PROKURIMI

MENAXHIMI I KONTRATËS NËPËRMJET SISTEMIT TË PROKURIMIT ELEKTRONIK

VLERËSIMI I PERFORMANCËS SË KONTRAKTORËVE

Këshilla edhe pas përfundimit të trajnimit nga Ekspertet kurdo që ju keni probleme gjatë Menaxhimit të Kontratave dhe Vlerësimit të Performancës.

E Shtunë 16 Tetor 2021 nga ora 0930 deri 1630

  • Përgatitja dhe dorëzimi i ofertave/tenderëve dhe tenderimi online përmes e-prokurimi e demonstruar në mënyrë  praktike.
  • Plani i menaxhimit të kontratës – aprovimi dhe refuzimi i draftit të kontratës.
  • Progresi i kontratës menaxhuar nga  përdoruesi i OE/menaxheret dhe zyrtarët e prokurimit të OE.
  • Progresi i kontratës menaxhuar nga  përdoruesi i OE/menaxheri i projektit i OE.
  • Të dhëna që lidhen me kontratën specifike të menaxhuar nga  përdoruesi i OE.
  • Ndjekja e informacionit mbi dorëzimet dhe dokumentet mbi dorëzimet.
  • Sigurimet, dëmet e likuiduara dhe periudha e përgjegjësisë.
  • Kontrata e nënshkruar.
  • Ndjekja e dialogëve dhe inspektimeve, detajet të dialogut specifik.
  • Menaxhimi i faturave nga Operatori Ekonomik.
  • Regjistrimet dhe informata për faturat nga operatori ekonomik.
  • Dokumentacioni në lidhje me ndryshimet dhe mosmarrëveshjet.
  • Certifikata e pranimit përfundimtar, garancioni dhe periudha e përgjegjësisë.
  • Ndërprerja e kontratës, njoftimi preliminar për ndërprerje.
  • Përgjigja e OE në njoftimin preliminar për ndërprerje dhe vendimi për ndërprerje të kontratës.
  • Monitorimi i kontratave përmes E-Prokurimit.
  • Raporti i monitorimit përmes E-Prokurimit.
  • Shkarkimi i kontratës së nënshkruar dhe raportit të monitorimit të kontratës.
  • Vlerësimi i performancës dhe Procesi i vlerësimit të një kontrate.
  • Modifikimi i vlerësimit të një kontrate.
  • Detajet e Vlerësimit të kontratës.
  • Procesi i punës dhe Aprovimi i Vlerësimit të kontratës.
  • Monitorimi i performancës së kontraktorëve.
  • Komisioni për vlerësimin e procedurës tenderuese.
  • Të gjitha pikat me larte do të shpjegohen dhe interpretohen në mënyrë praktike.

Trajnimi do të mbahet në Golden Hotel, Conference Room, në adresë Rr. Motrat Qiriazi, Ulpiana Prishtinë, afër shkollës fillore Hasan Prishtina.

Çmimi i pjesëmarrjes për person në këtë trajnim është:

  • 128 euro për Biznese Kompani dhe OSHC Ndërkometare dhe
  • 64 euro (apo 50% me lirë) për Biznese, Kompani dhe OSHC të Kosovës.

në çmim përfshihen: Certifikata e trajnimit, pajisja me material shtesë (materiali ju dërgohet edhe në mënyre elektronike), pije dhe kafe gjatë pauzave.

Për të marrë pjesë në trajnim duhet që rezervimin ta bëni deri me 15 tetor 2021.

Ju lutemi kur e konfirmoni pjesëmarrjen të na dërgoni të dhënat si me poshtë:

– Emrin dhe Mbiemrin e pjesëmarrësve.

– Numrin e telefonit të pjesëmarrësve.

– Numrin Fiskal – për përfaqësues të Bizneseve, Kompanive dhe OSHC.
Pagesa do të bëhet gjatë ditës së trajnimit.

Rezervimet bëhen në:

Email: [email protected]

          [email protected] 

Me respekt,

European Management Institute

Rruga “Gazmend Zajmi” (Aktash 1), Prishtinë.

Tel : +383 (0) 49 21 22 55

WhatsApp: +38349212255

Facebook: @EMIEuropeanManagementInstitute

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro anëtarësimit të  Kosovës në këtë organizatë. …