leoni

Shefi i BE-së, Josep Borrell, po qëndron në Amerikë me ç' rast u takua me Sekretarin e amerikan të Shtetit, Antony Blinken

Shefi i BE-së, Josep Borrell, po qëndron në SHBA për bisedime me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken

Shefi i BE-së, Josep Borrell, po qëndron në Amerikë ku është takuar me Sekretarin e Shtetit amerikan, Antony Blinken, në Uashington. Në mesin e temave të diskutuara mes tyre ishte edhe çështja e Kosovës dhe e Serbisë, si dhe zhvillimet e fundit në vendin tonë pas aksionit policor në veri. Borrelli dhe Blinkeni kanë nënvizuar rëndësinë e Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja në adresimin e çështjeve që lidhen me normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Ata diskutuan më tej mundësitë për vazhdimin e partneritetit BE – SHBA në Ballkanin Perëndimor në mbështetje të përparimit të rajonit në rrugën e tij evropiane, nënvizuan rëndësinë e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja në adresimin e çështjeve që lidhen me normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës dhe, duke iu referuar zhvillimeve të fundit, theksuan nevojën për shtendosjen  dhe ri-angazhim në negociata, thuhet në deklaratën e BE-së pas takimit.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …