Tre deputetë të partive opozitare arrijnë në Këshillin e Evropës, ku pritet të caktohet edhe raportuesi për Kosovën

Tre deputetë të partive opozitare arrijnë në Këshillin e Evropës, ku pritet të caktohet edhe raportuesi për Kosovën

Delegacioni i përbërë nga deputetë të Kosovës kanë arritur në Këshillin e Evropës, ku do të qëndrojnë për tre ditë. Besnik Tahiri, Ariana Musliu-Shoshi dhe Arben Gashi janë deputetët që do ta përfaqësojnë Kosovën. Tahiri tregoi që sot do të kenë disa takime, teksa do të caktohet edhe raportuesi për Kosovën. “Sot, së bashku me delegacionin e Kosovës jemi në Këshillin e Evropës, ku do të qëndrojmë tri ditë. Sot, pritet që të kemi disa takime të rëndësishme, njëkohësisht të caktohet edhe raportuesi për Kosovën. Edhe pse në kushte jo të lehta, Kosova dalëngadalë po i bashkohet këtij institucioni”, ka shkruar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …