leoni

Tre adoleshent kanë humbur jetën nga rrënimi i një shtëpie të vjetër në fshatin Jabllanicë të komunës së Gjakovës

Tre adoleshent kanë humbur jetën nga rrënimi i një shtëpie të vjetër në fshatin Jabllanicë të komunës së Gjakovës. Njoftohet se të rinjtë,  Ideal Ramaj, Ramë Mehmetaj dhe Veton Morina, rreth 13 dhe 16-vjeçarë, kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së pllakës së një shtëpie të vjetër e të pabanuar. Vdekjen e të miturve e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes, ndërsa trupat e viktimave tashmë janë dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Gjakovës. Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. “Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit. Personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilin, aktualisht janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore” ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani apelon për bashkëpunim mes ish-opozitarëve për formimin e një Qeverie të re

Ish-Kryeinspektori i AKI, Burim Ramadani, ka bërë thirrje për bashkëpunim mes partive ish-opozitare, duke theksuar …