Tema të tjera...
Fadil Demaku: Hashim Thaçi, ka rol jetik në dekadat e fundit që edhe mohuesit nuk mund ta mohojnë
13/01/2026
Bedri Hamza takohet me mikun e madh të Kosovës, ambasadorin William Walker, në përkujtim të Reçakut
13/01/2026
Sot shënohen tre vjet nga ndarja nga jeta e Profesor Doktor Sabahajdin Cena, veteran i arsimit, ish-komandant për moral i Zonës së Pashtrikut, veprimtar, shkrimtar dhe anëtar i Redaksisë “Feniksët e Lirisë”. I lindur më 13 mars 1953 në Rahavec, Cena ishte një nga intelektualët më të njohur të vendit, i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm gjatë luftës së UÇK-së dhe në procesin e shtet-ndërtimit të Kosovës. Ai ishte i autorizuar nga Redaksia “Dëshmorët e UÇK-së” për të hartuar biografitë e dëshmorëve të Zonës Operative të Pashtrikut dhe ka shkruar qindra biografi të luftëtarëve dhe luftëtareve të UÇK-së, duke lënë një trashëgimi të pasur dokumentare, publicistike dhe artistike. Jeta dhe veprat e Profesor Cenës kanë qenë gjithmonë në shërbim të kombit dhe atdheut, duke e bërë kujtimin e tij një burim frymëzimi dhe respekti për brezat që vijnë. Në këtë përvjetor, shoqeria, familja dhe bashkëluftëtarët nderojnë jetën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm, duke kujtuar një figurë të pazëvendësueshme të historisë dhe kulturës kombëtare.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
