Tri Federata të sporteve kolektive përkrahen me 766 mijë euro

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi në kuadër të mbështetjes financiare për Federatat e Sportit ka nënshkruar të martëm memorandume bashkëpunimi edhe me tri Federata të sporteve kolektive. Shuma totale e mbështetjes financiare arrin në vlerën e mbi 750 mijë eurove, thuhet në kumtesën e MKRS-së. Memorandumet e sotme u nënshkruan me Federatën e Futbollit të Kosovës e cila u mbështet me 276 mijë e 590 euro, me Federatën e Hendbollit të cilës do t’i ndahen 245 mijë e 752 euro dhe me Federatën e Volejbollit të Kosovës e cila u përkrah me 243 mijë e 678 euro. Në bazë të memorandumeve, federatat janë të obliguara që këto mjete t’i shfrytëzojnë për realizimin e politikave të tyre programore. Ministri Kujtim Gashi, me këtë rast tha se përkrahja e MKRS-së se këto memorandume nënshkruhen në kuadër të realizimit të përkrahjes së drejtpërdrejtë të Federatave. Aq më tepër, kur bëhet fjalë për sportet kolektive, ku masiviteti në sport është njëri ndër prioritetet e ministrisë. “Me këtë përkrahje, ministria po krijon mundësi dhe po ua lehtëson Federatave realizimin e planeve dhe objektivave të tyre. Me këto memorandume Federatat do të funksionojnë me më efikasitet, do të kenë pavarësinë e plotë për ta avancuar sportin në Kosovë”, u shpreh mes tjerash ministri Gashi. Në anën tjetër, drejtuesit e Federatave të Futbollit, Hendbollit dhe Volejbollit, falënderuan ministrin për përkrahjen që po i ofron sportit në përgjithësi. Ata u shprehën se me mbështetjen që MKRS-ja ka dhënë për Federatat përkatës, do të ndihmohet sporti dhe sportistët, duke premtuar se do të fokusohen në masivizimin dhe cilësinë në sport.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …