leoni

Rrustem Berisha

Tri projektligjet bazike, të miratuara në Kuvendin e Kosovës, rregullojnë rolin, funksionin dhe shërbimin e ri të FSK-së

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha, ka folur rreth tri projektligjeve që rregullojnë statusin e ri të FSK-së. Ai në një intervistë për “Radio Kosovën” se këto projektligje parashohin që FSK-ja të zhvillohet në një forcë me kompetenca, organizim dhe funksion të ri si dhe kalimi i Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes. Sipas tij, ushtria e Kosovës është në interes të të gjithë qytetarëve të vendit, dhe se MFSK-ja  është duke punuar që transformimi të bëhet në përkrahje dhe konsensus të plotë brenda dhe jashtë vendit. “Në tërë procesin që kemi zhvilluar kemi qenë shumë transparentë me partnerët ndërkombëtarë. Realisht i kanë ditur të gjitha aktivitetet tona. Në të ardhmen unë nuk pres që NATO të marrë ndonjë hap që nuk do të jetë i dobishëm për FSK-në. Ata kanë thënë që do ta rishikojnë bashkëpunimin, që është shumë normale”, ka thënë Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

I propozuari nga koalicioni VV&Alternativa dhe “Lista Guxo” Hekuran Murati, sërish nuk mori votat e mjaftueshme

I propozuari nga koalicioni “Vetëvendosje”, :Alternativa” dhe “Lista Guxo”, Hekuran Murati, sërish nuk mori votat …