Eduard Kukan

Eduard Kukan: BE-ja nuk ka një qëndrim unik sa i përket zgjidhjes përfundimtare të çështjes së Kosovës

Qëndrimi i Gjermanisë, sipas të cilit Serbia nuk do të mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën, i prezantuar nga deputeti i partisë së Angela Merkelit, CDU-së, Peter Bajer, është vetëm qëndrim i saj, citon agjencia serbe e lajmeve,Tanjug, deputetin e Parlamentit Europian, Eduard Kukan. Bashkimi Eurpian tash për tash nuk ka një qëndrim unik sa i përket zgjidhjes përfundimtare të çështjes së Kosovës”, citohet të ketë thënë Kukan, dhe se pritet harmonizimi dhe definomi i qëndrimit të përbashkët i BE-së në lidhje me këtë çështje. Ai ka bërë të ditur se në takimin e së hënës me presidentin serb, Alkesandar Vuçiq ia ka përcjellë atij se BE “pret zgjidhje që do të burojë nga dialogu dhe vetëm përmes dialogut, por që mbi të gjitha do të jetë afatgjatë. Vuçiqit po ashtu tha se ia ka konfirmuar se një marrëveshje juridikisht e detyrueshme është parakusht për rrugëtimin e Serbisë drejt Bashkimit Europian.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …