Hashim Thaçi: Në Stamboll është nderuar Shqipëria dhe Kosova

Hashim Thaçi: Në Stamboll është nderuar Shqipëria dhe Kosova

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandar Vuçiqit, i cili tha se gjatë inaugurimit të Aeroportit në Stamboll, është larguar flamuri i Kosovës. Thaçi përmes një postimi ka thënë se në Stamboll është nderuar shteti i Kosovës dhe i Shqipërisë. Unë jam  krenar me respektin që u bëhet shteteve tona. Beogradi le të krrokasë sa të dojë, ka shkruar Thaçi. Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se gjatë inaugurimit të aeroportit më të ri në Stamboll të Turqisë, kishte kërkuar nga organizatorët që të hiqet flamuri i Kosovës. Lajmi për heqjen e flamurit është shpikje e Vuçiqit me qëllim të caktuar politik, edhe pse Turqia është ndër shtetet e para që e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, qysh në shkurt të vitit 2008.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …